A keni qenë ndonjëherë në një situatë kur mysafirët tuaj vijnë për 15-20 minuta, por shtëpia juaj duket si një rrëmujë?
Për fat të mirë, ka disa mënyra për të pastruar apartamentin ose shtëpinë tuaj me të vërtetë të shpejtë edhe nëse dukej si një fushë beteje vetëm disa minuta më parë, njofton Klan Kosova.
Ne do t’ju tregojmë se si ta pastroni shpejt shtëpinë tuaj dhe t’i bëni përshtypje vizitorëve tuaj:
Paradhoma
Paradhoma (korridori) është fytyra e shtëpisë tuaj dhe është gjëja e parë që vizitorët tuaj e shohin. Këtu janë disa truqet që do t’ju ndihmojnë të pastroni korridorin për disa minuta.
Hiqni të gjitha rrobat nga raftet e pallto. Ata vetëm e bëjnë hyrjen tuaj të duken më të vogël dhe të çrregullt. Nëse nuk keni një sirtar të posaçëm për këpucë, vendoseni në një qese shoppingu dhe varni diku.
Vendosni të gjitha faturat, revistat dhe letrat e tjera në një kuti, por mos harroni ku i keni lënë. Për ta bërë të pastër qilimin tuaj të hyrjes, mund të derdhni pak sode buke: kjo do të thithë lagështi dhe papastërtitë. Pastaj vetëm fshini qilimin.
Dhoma e mysafirëve
Ndërsa, e para që duhet të bëni në dhomën tuaj të pritjes është të pastroni pluhurin nga të gjitha sipërfaqet e dukshme.
Për këtë ju mund të përdorni një rul për rroba: ajo do të heqë të gjithë pluhurin, por mos harroni të lagni sipërfaqen para se ta pastroni.
Vendosni të gjitha sendet (vazo, libra) paralel ose pingul dhe rregulloni gjithçka. Këto janë shenja vizuale se çdo gjë është e rregullt.
Për ta bërë dhomën që të duket e pastër e me erë të mirë, ju gjithashtu mund të shtoni kanellë, mollë të thata dhe lëvozhgë portokalli në ujë të valë dhe era në të vërtetë do të shpërndahet.
Tualeti
Pastrimi i tualetit nuk është aktiviteti më i këndshëm në botë. Por mund ta përshpejtoni procesin. Derdhni një tretësirë dezinfektuese në tualet dhe fshijeni atë. Ekspertët gjithashtu rekomandojnë përdorimin e lëngjeve antibakteriale të pastrimit.
Mos harroni të vendosni një top të ri letre higjienike. Vendosni disa pika vaj esencial në një jastëk pambuku dhe vendoseni në një raft për të shtuar një erë të këndshme.