Keni një kuzhinë e vogël, tavane të ulëta, hapësira të vogla? Të gjitha këto mund të bëjnë të mendoni se keni pak mundësi për ta stiluar shtëpinë tuaj pikërisht ashtu si ju dëshironi. Në fakt, ka shumë mënyra për të nxitur imagjinatën tuaj. Duhet vetëm të dini sesi të zgjeroni hapësirën ose përceptimin e hapësirës, që keni në dispozicion.

1. Zgjedhni perdet e duhura

Nëse zgjidhni perde me ngjyrë të njëjtë me atë të mureve, kjo do të japë një ndjesi volumi në dhomën tuaj. Shmangni zgjedhjen e perdeve të trasha, të rënda dhe të gjata.

2. Sa më shumë dritë natyrale të jetë e mundur

Mos i përdorni parvazet e dritareve si rafte librash dhe as mos vendosni lule mbi to. Xhamat e dritareve duhet të jetë gjithmonë plotësisht të qartë dhe të pastër. Edhe dhoma më e vogël, nëse mbushet me dritën natyrale, do të jetë një dhomë e rehatshme, e ajrosur dhe komode.

3. Mobilje me këmbë

Mënyra më e mirë për të rritur hapësirën apo perceptimin e saj në një dhomë është duke pasur çdo mobilje dhe orendi të shtëpisë me këmbë dhe jo të ngjitura me dyshemenë, qoftë ky divan, krevat, tavolinë pune, dollap apo komodinë.